Date: 
March, 2013 to April, 2014

Titulli i projektit: Partneriteti Publik – Privat për Parkim të Lehtë dhe Investime

Studim fizibiliteti dhe zbatimi i plotë i projektit.

Njësia zbatuese: Bashkia e Korçës

Periudha: Mars 2013 – Prill 2014

Mbështetur nga AssistImpact/USAID

 

Në kuadër të projektit u përmbushën këto objektiva:  

·      U zhvillua një rrjet parkimi i integruar publik dhe privat që menaxhoi në mënyrë fleksibël ndryshimet në kërkesën për parkim pa ndikuar negativisht në mjedis, trafik apo lëvizjen e njerëzve;

·      U siguruan lehtësira në parkimin e automjeteve pa vështirësuar trafikun urban në zonat e synuara për parkim;

·      U sigurua parkim i cili është i përballueshëm për banorët e qytetit dhe drejtuesit e automjeteve të cilët jetojnë në zonat e synuara për parkim;

·      U vëzhgua dhe u menaxhua balanca midis kërkesës dhe ofertës për parkim në rrugë me qëllim sigurimin e hapësirës së përshtatshme dhe të disponueshme për parkim;

·      Minimizoi në mënyrë të konsiderueshme efektin negativ në mjedis duke krijuar parkim dhe lehtësi të tjera me qëllim edhe përdorim e mjeteve alternative të transportit (transporti publik, biçikletat, ecjen në këmbë).

 

 

 

Share