Trajnim me stafet e bashkive Korçë dhe Devoll

Në kuadër të projektit “Forcimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit duke forcuar rolin e qytetarëve dhe shoqërisë civile nëpërmjet proçeseve me pjesëmarrje në qeverisje”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë të Hollandës në Shqipëri, A.R.ZH. Korçë në bashkëpunim me Qendrën Sui Juris, organizoi dhe zhvilloi sot trajnimin në lidhje me temat mbi: Ligji 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” dhe temën mbi “Taksat e tarifat vendore”.

Trajnimi u organizua për stafet e Bashkive Korçë dhe Devoll me qëllim informimin dhe përmirësimin e punës të tyre. Qëllimi i trajnimit është mbështetja dhe rritja e kapaciteteve të stafeve për rritjen dhe përmirësim të cilësisë së dhënies të shërbimeve tek qytetarët.

Trajnimi u nda në 2 sesione, ku gjatë sesionit të parë u diskutua mbi ligjin “Për të drejtën e informimit” dhe gjatë sesionit të dytë u diskutua mbi ligjin “Për sistemimin e taksave vendore” duke marrë parasysh edhe eksperiencën e punonjësve të Bashkive që merrnin pjesë në trajnim.

Transparenca përbën një nga elementët thelbësore që duhet të garantohet për qytetarët dhe nënkupton ndarjen e informacionit si edhe ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve në mënyrë të hapur me publikun.

Institucionet shtetërore duhet ta ofrojnë atë në kohë dhë në mënyrë të plotë për qytetarët, me qëllim që të garantojnë një përdorim sa më efektiv të tij. 

About the Author

Share