Takim - Korça CodeLab Clubs (CLC)

Në kuadër të projektit Korça CodeLab Clubs (CLC) u zhvillua takimi i rradhës me mësues të shkollave të rajonit të Korçës, shkolla të cilat do të përfshihen në këtë projekt. Ky takim u zhvillua në ambientet e Inkubatorit të Biznesit Korçë dhe pjesëmarrës ishin mësues të matematikës dhe IT të shkollave të mesme të qytetit të Korçës, Devollit dhe të disa fshtrave, si dhe përfaqësues nga Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë dhe pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” Korçë.

Fillimisht, për të pranishmit u bë një prezantim i projektit nga Z. Aurel Grabocka, Drejtor i FARZH Korçë. Ai foli për qëllimin, aktivitetet si dhe rezultatet e pritshme në përfundim të projektit. Ndërkohë, mësuesit e shkollave kishin përgatitur listat me nxënës të niveleve të ndryshme në aftësi kompjuterike të cilët do të përfshihen në projekt.

Ky projekt është diçka e re për shkollat e rajonit të Korçës, i cili jo vetëm aftëson dhe pajis nxënësit me aftësi në kompjuter, programim dhe kodim, por edhe i mundëson ata që parimet e mësuara t’i përdorin në jetën e përditshme për të qënë më aktivë dhe pjesëmarrës në projekte të komunitetit.

Projekti mbështetet nga Programi i Granteve të Vogla të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe zbatohet nga Fondacioni Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë.  

About the Author

Share