Trajnim - CodeLab Club - "Faik Konica"

Në kuadër të projektit “Korça CodeLab Clubs (CLC) për ndryshim - sjellësit në zhvillimin e Demokracisë!” mbështetur nga Ambasada e SH.B.A. në Tiranë, Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, u zhvillua sot seanca e parë e trajnimit për Code Club-in e gjimnazit “Faik Konica” në qytetin e Korçës. 
Anëtarët e klubit u njohën me trajnerët e kursit dhe në këtë seancë të parë u bë regjistrimi i tyre tek programi online “Khan Academy” (www.khanacademy.org) me të cilin do të punohet edhe në vazhdim. 
Nxënësit punuan me laboratorin e lëvizshëm kompjuterik, i cili do të jetë në dispozicion edhe tek seancat e tjera. Ata u shprehën të kënaqur dhe plot dëshirë për të vazhduar më tej me zgjerimin e njohurive kompjuterike dhe të menduarin kompjuterik!

About the Author

Share