"Takohu me profesionistin"

“Takohu me profesionistin” ishte aktiviteti që u zhvillua tek ambientet e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane – Universiteti Fan S. Noli, Korçë. Anëtarët e CodeLab Club – eve të Korçës u takuan me pedagogë e studentë të këtij fakulteti. 
Pas vizitave në laboratorët e fizikës dhe informatikës u zhvillua një bisedë midis profesionistësh me diskutime për bashkëpunim në projekte të përbashkëta dhe zhvillimin e të menduarit kritik tek të rinjtë. 
Falenderojmë pedagogët dhe studentët për mikpritjen.

Projekti mbështetet nga programi i granteve të vogla të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe DAR Korçë!

About the Author

Share