Takimi i rradhës i Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor (KKQV) Korçë

Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor (K.K.Q.V.) Korçë, zhvilloi mbledhjen e rradhës për të diskutuar çështjet në vazhdimësi të veprimatrisë së tij.

Në hapje të takimit anëtarët u njohën me përgjigjen e kthyer nga Bashkia Korçë në lidhje me drutë e zjarrit për ngrohje dhe më pas u diskutua  shkurtimisht problemi i pamjaftueshmërisë së lëndës drusore, ndaj kërkesave të larta që ekzistojnë. U sugjeruan nga anëtarët disa zgjidhje për këtë problem, si lejimi i importit të druve nga jashtë vendit, rigjenerimi i sipërfaqeve të cungishteve , futja e llojeve të reja drusore me rritje të shpejtë si dhe shfrytëzimi i energjisë diellore nëpërmjet paneleve, duke qenë se Korça është një zonë me një numër të madh ditësh me diell gjatë gjithë vitit.

Në vazhdim të takimit, u bë prezantimi i materialeve në lidhje me çështjet shqetësuese të mjedisit dhe situatën e sëmundjeve malinje në qytetin e Korçës.

Dy nga problematikat më kryesore që u diskutuan në vijim, ishin valët elektromagnetike dhe rrjetat e antenave celulare të cilat kanë efekte shumë të dëmshme për shëndetin e banorëve. Të vendosura pranë zonave të banuara, kundrejt pagesave që ju bëhen qytetarëve por shpesh herë edhe të maskuara, efekti i tyre është 2-3 herë më i lartë se normat e lejuara europiane. Është i nevojshëm sensibilizimi i komunitetit dhe njohja me rreziqet që ju kanosen.

Përsa i përket problemit të zhvendosjes së librave nga Biblioteka “Thimi Mitko” e qytetit të Korçës, u diskutua nevoja e hartimit të një kërkese për të kryer zhvendosjen dhe ruajtjen e tyre në kushte lagështie dhe temperature të përshtatshme. Biblioteka ka një pasuri të madhe librash për të cilat duhet treguar kujdes i veçantë.

Takimi i mbyll me vendosjen e çështjeve për diskutim në mbledhjen e ardhshme. Disa nga çështjet e sugjeruara nga anëtarët e Komisionit ishin:

  • Problemi i cerdheve në qytetin e Korcës. Ekziston vetëm një cerdhe publike dhe të tjerat janë private, ndërkohë që jo të gjithë kanë mundësi t’i çojnë fëmijët e tyre në çerdhe private.
  •  Kushtet e kopshteve
  •  Gjendja e tualeteve dhe dhomave në maternitetin e qytetit të Korçës.
  •  Problemi i qenve në pedonalen e qytetit.

 

About the Author

Share