Publication: 
2021

 

Platforma e zgjuar e ARZH është e pajisur me sistem rekomandimesh dhe me modele parashikuese lidhur me vaditjen, plehërimin dhe fenologjinë. Duke hedhur të dhënat e punëve që kryhen dhe duke u krahasuar me imazhet satelitore sistemi të tregon situatën dhe kërkesat e bimëve për vaditje dhe plehërim. Kjo shërben edhe për të rregjistruar të gjitha punët bujqësore dhe vitin e ardhshëm duke pasur bazën e të dhënave bëhet e mundur të korrigjohen problematikat e këtij viti duke krahasuar rendimentet e mara dhe shërbimet e kryera. Bujqësi e zgjuar me më pak mundime, me shumë efiçiencë, rendimente të larta dhe cilësi produkti.

Fermeri, fuqizimi dhe lehtësimi i punës së Tij janë në qendër të vëmendjes dhe shërbimit!

 

Projekti "SOT – "Zhvillimi i inovacionit në bujqësi duke synuar krijimin e bizneseve të reja në fermat e së ardhmes” mbështetet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) në kuadër të programit EU For Innovation.

 

Share