Mbështetje për komunitetin.

Në kuadër të projektit 'Forcimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit duke forcuar qytetarët dhe shoqërinë civile nëpërmjet proçeseve me pjesmarrje në qeverisje', janë duke u ngritur grupet e punës për tre Bashkitë e Mëdha të Korçës, Bilshtit dhe Elbasanit. 

Gjatë muajit Korrik u ngritën grupet e punës për njësitë administrative të Bashkisë Korçë, përkatësisht për njësinë administrative Bulgarec, Drenovë, Mollaj, Vithkuq, Voskopojë, Voskop dhe Lekas.

Gjatë muajit Gusht janë duke u ngritur grupet e punës për njësitë administrative të Bashkisë Bilisht, përkatësisht për njësinë administrative Miras, Hoçisht, Progër dhe Qendër Bilisht. Aktualisht janë ngritur gupet e punës për njësinë administrative Miras dhe Hoçisht ndërkohë që puna vazhdon edhe për njësitë e tjera.

Puna vazhdon edhe në Bashkinë e Elbasanit ku janë duke u ngritur grupet e punës me të njëjtin intesitet dhe plan të paracaktuar veprimi.

About the Author

Share