Takimi mujor me partnerët e projektit “Çfarë mund të bëj? – Çoje jetën në një nivel tjetër. Së bashku!”

Në kuadër të projektit “Çfarë mund të bëj? – Çoje jetën në një nivel tjetër. Së bashku!”, të financuar nga ProSEED/GIZ dhe zbatuar nga Fondacioni Agjensia Rajonale e Zhvillimit Korçë, u zhvillua takimi mujor me partnerët që zbatojnë projekt të financuar nga i njëjti donator.

Pjesëmarrësit u njohën dhe shkëmbyen informacion në lidhje me projektet e njëri-tjetrit, në mënyrë që të mos ketë mbivendosje në aktivitetet që do zhvillohen si dhe për të krijuar një sinergji midis katër organizatave zbatuese. Organizatat homologe do të jenë të ftuara dhe pjesëmarrëse në takimet/eventet e njëra-tjetrës.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe caktimi një date takimi çdo muaj, për të përditësuar informacionet në lidhje me vazhdimësinë e projekteve.

About the Author

Share