Takim me fokus grupet - Qarku Elbasan

Vijojnë takimet e fokus grupeve, për të diskutuar buxhetet e thjeshtuara qytetare në funksion të projektit “Ndjekja dhe verifikimi i premtimeve të fushatës zgjedhore në Shqipëri”, financuar nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara dhe zbatuar nga F.A.R.ZH. Korçë, në bashkëpunim me EIC (Economic Intelligence Center).

U zhvilluan takime në bashkitë e qarkut të Elbasanit, ku qytetarët u njohën dhe diskutuan buxhetet e thjeshtuara qytetare, duke dhënë ide dhe mendime të ndryshme mbi formën, përmbajtjen dhe qartësinë e tyre. Njohja me buxhetet e thjeshtuara u jep qytetarëve mundësinë të kuptojnë më mirë mënyrën e shpenzimit dhe investimit të taksave të tyre, duke rritur angazhimin e tyre në qeverisjen lokale.

Buxhetet e thjeshtuara qytetare janë të paraqitura tek platforma www.matesielektor.al.

Ju mirëpresim të kontribuoni me ide dhe sugjerime mbi shpenzimet/investimet buxhetore lokale apo të qeverisjes qëndrore si dhe mbi premtimet elektorale të realizuara ose të parealizuara të të zgjedhurve lokalë dhe anëtarëve të qeverisë.

About the Author

Share