Konferenca - Bashkia Korçë

Në kuadër të projektit "Forcimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit duke forcuar rolin e qytetarëve dhe shoqërisë civile nëpërmjet proçeseve me pjesëmarrje në qeverisje", ditën e djeshme, datë 6 tetor 2015, u zhvillua konferenca e hapjes për Bashkinë Korçë.

Konferenca konsistoi në informimin e komunitetit në lidhje me qëllimin e projektit, përshendetjet e rastit nga të ftuarit si dhe në identifikimin e problematikave dhe diskutimin e tyre.

Të nderuar nga pjesëmarrja e Ambasadores së Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri, Zj. Dewi van de Weerd, Kryetarit të Këshillit Bashkiak Korçë, Z. Ilir Bajlos dhe Prefektit të Qarkut Korçë, Z. Ardit Konomi. Bashkëpunimi me pushtetin lokal, komunitetin dhe koordinimi i mirë i punës ishin pikat kryesore  që u vlerësuan më shumë nga Ambasadorja e Hollandës në Shqipëri.

 
About the Author

Share