Konferenca - Bashkia Devoll

Projekti : "Forcimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit duke forcuar qytetarët dhe shoqërinë civile nëpërmjet proçeseve me pjesëmarrje në qeverisje". Mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës.

Ditën e mërkurë, datë 30 shtator 2015, u zhvillua Konferenca e Hapjes së Projektit 'Forcimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit duke forcuar qytetarët dhe shoqërinë civile nëpërmjet proçeseve me pjesëmarrje në qeverisje' për Bashkinë Devoll ku të ftuar ishin Kryetar i Bashkisë Devoll ,Z.Bledi Nallbati, Kryetar i Këshillit Bashkiak ,Z. Albert Lilo, qytetarë të njësive administratrive Progër, Hoçisht, Qendër Bilisht, Miras dhe nga qyteti Bilisht.

Aktiviteti i Konferencës u nda në 2 sesione, ku pjesa e parë konsistonte në identifikimin e problematikave nga qytetarët dhe sesioni i dyte nga hapja e konferencës, shpjegimi i projektit, përshëndetjet e rastit dhe diskutimi i problematikave. Entuziazmi dhe interesimi i qytetarëve ishte i dukshëm dhe diskutimet konstruktive ishin baza e zhvillimit të aktivitetit.

About the Author

Share