Takimi i Këshillit Rural për Zhvillim Lokal, RURAL KORÇË

Në kuadër të projektit “Rural Korçë”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Fondacioni Agjensia Rajonale e Zhvillimit Korçë, në ambientet e Inkubatorit të Biznesit, u zhvillua takimi i Këshillit Rural për Zhvillimin Lokal drejtuar nga Komuniteti.

Fillimisht pjesëmarrësit në këtë takim u njohën me problemet dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik rural në rajonin e Korçës.
Me qëllim formalizimin e mëtejshëm të Këshillit për Zhvillim Rural, u zhvilluan zgjedhjet për Bordin e Këshillit, ku u zgjodh nga një përfaqësues për çdo Njësi Administrative të Korçës. Krijimi i këtij rrjeti me pjesëmarrje të lartë të grave dhe të rinjve synon zbatimin e veprimeve konkrete për fuqizimin lokal, promovimin e identitetit të shoqërisë rurale dhe menaxhimit të mirë të zhvillimit rural.

Në vazhdim të takimit pjesëmarësit u njohën me mundësitë e financimit të projekteve për zhvillimin rural nëpërmjet skemës së granteve IPARD II. Përgatitja e projekteve për zhvillim dhe tërheqje të fondeve kombëtare/ ndërkombëtare është një nga synimet kryesore të Këshillit për Zhvillim Rural.
Në një diskutim të përbashkët me pyetje-përgjigje, pjesëmarrësit u shprehën të interesuar dhe të gatshëm për angazhim real dhe përfshirje aktive në administrimin e mirë të zhvillimit rural.

About the Author

Share