Informacion mbi rajonin e Korces

POZITA GJEOGRAFIKE DHE DEMOGRAFIA

• QARKU I KORCES : Shtrihet ne jug-lindje te Shqiperise 40 grade 57' gjeresi veriore dhe 21 grade 19' gjatesi lindore, me nje shtrirje territoriale prej 3697 km2.

• Qarku i Korces kufizohet me Qarkun e Elbasanit dhe ish Republiken Jugosllave te Maqedonise ne veri, ne jug me Qarkun e Gjirokastres, ne lindje me Greqine dhe ne perendim me Qarkun e Beratit.

• Malet zene 58% te siperfaqes, kodrat 17% dhe fushat 25%.

• Klima e rajonit eshte kontinentale-mesdhetare, e thate dhe e shendetshme, dimer i ftohte dhe vere e thate dhe e ngrohte.

• Temperatura mesatare vjetore eshte 10.6 grade C. Muaji me me shume rreshje eshte nentori me 104.9 mm. Mbizoterojne ererat veriore dhe jug-perendimore.

• Siperfaqja pyjore ze 132 075 ha. Ne te mbizoteron: ahu, dushku, pisha, bredhi, shelgu, murizi, plepi, lisi, e te tjera.

• Lartesia prej 1438 m mbi nivelin e detit te Liqenit te Prespes, (e madhe dhe e vogel) i jep vlera te vecanta kesaj zone.

• Qarku i Korces perfshin 4 ndarje administrative rrethesh:

o Rrethi i Korces me 1752 km2 ose 46.3 % te siperfaqes
o Rrethi i Pogradecit me 725 km2 , ose 19.2 % te siperfaqes
o Rrethi i Devollit me 500 km2 , ose 13.2 % te siperfaqes
o Rrethi i Kolonjes me 805 km2 , ose 21.3 % te siperfaqes

 

 RRETHI  QYTETE   KOMUNA   FSHATRA
 Korca

2

 14

152

 Kolonja

 2

 6

 76

 Devolli

 1

 4

 44

 Pogradec

 1

 7

 72

 Totali

 6

 31

 344


Qarku i Korces ka 6 qytete, 31 Komuna dhe 344 fshatra. Qyteti me i madh eshte Korca qe eshte dhe qendra e Qarkut.

Rrethit i Korce ka 200917 banore ose 55.5 % te popullsise se Qarkut. Rrethi Devoll 43130 banore, ose 11.9 %. Rrethi Pogradec ka 89984 banore,ose 24.9 % dhe rrethi Kolonje ka 27782 banore, ose 7.7 % te popullsise se Qarkut.