Prezantimi dhe paraqitja sa me dinjitoze eshte celesi i suksesit per biznesin dhe vendimet per te investuar ne nje vend te caktuar. Rajoni i Korces eshte ne gare me ekonomi te rajoneve te tjera te Shqiperise per te terhequr investime, njerez dhe kompani. Per te bere kete ajo duhet te vere theksin tek dinamizmi i qyteteve te saj, tek cilesia e larte e mjedisit natyror dhe mundesite e shkelqyera per zhvillimin e biznesit ne rajon.
Ne duhet t'u tregojme investitoreve potenciale qe ky rajon eshte nje vend i shkelqyer per biznes dhe njekohesisht per te jetuar e punuar. Ne menyre specifike ne kemi nevoje te promovojme sukseset e biznesit rajonal ndaj investitoreve potenciale dhe te inkurajojme bizneset tona t'i bejne reklame rajonit nepermjet sipermarrjeve te tyre ne nivel kombetar dhe nderkombetar.