Permiresimi i Mjedisit te Biznesit

Biznesi eshte ne qender te krijimit te pasurise.

Eshte jetike qe A.R.ZH. inkurajon dhe mbeshtet kompanite duke i ndihmuar ato te behen me produktive dhe me te interesuara. Fokusi yne eshte zhvillimi i biznesit brenda rajonit,e forcimi i sektoreve me te rendesishem te biznesit dhe krijimi i lidhjeve tregetare.

Prioritetet:

• Mbeshtetja e zhvillimit te sektoreve kyc.

• Inkurajimi i rritjes se eksporteve dhe tregetise nderkombetare nga kompanite e rajonit.

• Perkrahja per zhvillimin e linjave furnizuese lokale dhe rajonale si dhe futja e teknologjive te reja te menaxhimit, prodhimit, informacionit dhe komunikimit.

• Terheqja e investimeve direkte te brendshme dhe te jashtme ne rajon.

• Mbeshtetja e zhvillimit te biznesit permes aksesit per keshillim dhe financim te pershtatshem.

A.R.ZH. mbeshtet sukseset e biznesit, prodhimit dhe teknologjise per te permiresuar potencialin kompetitiv te rajonit. Ajo perkrah zhvillimin e qendrueshem dhe ambientin si probleme kyce per zhvillimin afatgjate te biznesit dhe prosperitetin ekonomik te rajonit.

Aktualisht: Zyra e Bashkepunimit per Zhvillim e Ministrise se Jashtme Italiane dhe Ministria e Ekonomise, Tregetise dhe Energjetikes e Qeverise Shqiptare ne bashkepunim me A.R.ZH. Korce zbatojne "Programi per Zhvillimin e Ndermarrjeve te Vogla dhe te mesme"

      NVM(pdf)...