Lajme

 

16.06.10 Me pjesemarrje te gjere u mblodh Asambleja e Shoqates te Biznesit te Vogel ne rang Qarku. Ne kete takim morren pjese Kryetari dhe anetaret e Kryesise te Shoqates "Biznesi i Vogel" Korce, anetare te Shoqatave te Pogradecit,Devollit,Maliqit,Ersekes. Mbas diskutimeve u deklarua nepermjet mediave:
Kundershtimi per cmimin e larte e te paperballueshem te kases fiskale, rritjen e energjise, informaliteti i vazhdueshem qe veshtireson punen e subjekteve te rregullta. Nga sekretari i shoqates Z. Vangjush Terova u lexua para pjesemarresve letra ku paraqiteshin problemet e mesiperme, drejtuar e derguar Ministrit te Financave Z. Ridvan Bode...

 

30.03.10 Drejtori i misionit USAID Z. Joseph C. Williams zhvilloi nje takim me  kryetarin e Shoqates "Biznesi i Vogel" Korce, Z Albert Nasto dhe kryetarin e Deges te kesaj shoqate ne Pogradec Z. Lavderim Mullalli. Ai u njoh nga afer me aktivitetin e shoqates, rezultatet e arritura deri tani dhe problemet mbi te cilat po perballet biznesi. Pjesemarres ne takim ishin Drejtori i A.R.ZH. Korce Z. Aurel Grabocka dhe Drejtori i programit LGPA, Z. David Smith te cilet kane nxitur krijimin e shoqates dhe mbeshtetin aktivitetin e tyre.

 

20.05.10  Ne vazhdim te programit YES (youth employment services) ne sallen e konferencave te "Hotel Grand" ARZH Korce zhvilloi ndarjen e granteve per studentet e regjistruar ne kete program. Studentet perfitues tashme jane gati te nisin aktivitetin e tyre te biznesit si zyra perkthimesh, internet kafe e shume te tjera.Programi i financuar nga SOROS Foundation po zbatohet nga Agjensia e Zhvillimit Korce ne partneritet me Bashkine e Korces, Universitetin "Fan S. Noli", Zyren Rajonale te Punesimit, Shoqaten Rinore "Fusion" e Klubi Rotarian Korce.

Sherbime punesimi per te rinjte (STUDIMI pdf...) 

Disa nga deklarartat e Shoqates "Biznesi i Vogel" Korce mund ti shihni te publikuara si video.
  • Kryesia Biznesit te Vogel deklaron nepermjet shtypit se:

 

 

DITEN E HENE DATE 7 SHTATOR DYQANET E LICESUARA DO TE

MBYLLEN QE NGA ORA 12:00 DERI 15:00 NE SHENJE PROTESTE

KUNDER INFORMALITETIT DHE INDIFERENTIZMIT TE ORGANEVE

TE PUSHTETIT VENDOR.

  • Kryesia e Shoqates te Biznesit te Vogel Korce deklaron nepermjet Propozim-Kerkeses bashkepunimin me Bashkine, Prefekturen dhe Zyren e Tatim-Taksave Korce kontrollin e perbashket ne subjektet qe zhvillojne aktivitet ne qytetin e Korces per te pare shkallen e informalitetit.

shiko...

"JO RRITJES TE ENERGJISE" deklarate per shtyp e Shoqates "Biznesi i Vogel" Korce.
Venia e Kasave Fiskale! Nevoja per to nga Bizneset e rregullta tatim paguese e nevoja per trajnim...
Thirrje per ndihma nga Shoqata Biznesi i Vogel Korce per zonat e permbytura...
shiko...
08.04.10 Ne ambjentet e Prefktures Korce u zhvillua takimi i shoqates "Biznesi i Vogel" me Prefektin e Qarkut Korce Z. Andrea Mano. Nga Z. Albert Nasto u paraqiten problemet e biznesit te vogel ne Korce. Gjithashtu problemet paraqiten dhe kryetaret e degeve te shoqates ne Pogradec, Bilisht, Maliq. Ne pjesemarrje dhe te drejtorit te Tatim-taksave, drejtorit te peshematjes dhe inpektorit higjeno-sanitar u moren vendime per rritjen e bashkepunimit. Kryesore dhe imediate nga ky takim doli lufta kunder informalitetit. Nga Prefekti u propozua dhe me pas u vendos organizimi i takimeve mujore mbi rezultatet e arritura dhe ngritja e problemeve te herepashershme.

15.04.10 Ne vazhden e takimeve dhe krijimin e bashkepunimit me organet kompetente shteterore shoqata Biznesi i Vogel ka zhvilluar takimin me drejtorin e Tatim-Taksave te rrethit Korce. Ne kete takim Kryetari Z. Albert Nasto paraqiti problemet e pergjithshme te biznesit te vogel dhe gjithashtu nga anetare te shoqates u specifikuan konkretisht shqetesimet mbi aktivitetin ku ata operojne si tregetimit te fruta-perimeve, marketeve, konfeksioneve, furrave te bukes etj. Ne fund te takimit qe zgjati per me se 2 ore Drejtori i Tatim-taksave premtoi kontrolle te rrepta mbi bizneset per minimizimin e informalitetit dhe shprehu gatishmerine per forcimin e bashkepunimit me shoqaten e Biznesit te Vogel.

 

 

23.12.09 Ne te njejtin dite mbas prezantimit te Kredise Italiane per biznesmenet pjesemarres u zhvillua dhe prezantimi i programit te USAID, CED-Albania. Programi ofron mbeshtetjen e tij ne bizneset me konsulence ne sektore specifike.

28.12.09 Ne ndihmese te Biznesit te Vogel dhe ne luften kunder informalitetit Bashkia Korce prezantoi Krijimin e Zyres kunder informalitetit dhe denoncimit te subjekteve te palicensuara. Gjithashtu pjesemarresit (anetare te Shoqates Biznes i Vogel dhe komunitet biznesi) u njohen me rezultatet e sondazhit mbi diten e pushimit per subjektet e regjistruara si Biznes i Vogel ne qytetin e Korces.

26.02.09  Zyra e Bashkepunimit per Zhvillim e Ministrise se Jashtme Italiane, Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes e Qeverise Shqiptare ne bashkepunim me A.R.ZH. Korce Prezantuan:

Programi per Zhvillimin e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme.

Salla e Takimeve ne Hotel-Turizem "Behar Kocibelli"
E Enjte, 26 Shkurt 2009