Kush jemi

Agjensia Rajonale e Zhvillimit (A.R.ZH.) Korce eshte krijuar ne Prill te vitit 1998 si nje element i shoqerise civile per te ndihmuar, mbeshtetur dhe promovuar ne:

- Zhvillimin rajonal te biznesit te vogel dhe atij te mesem.


- Krijimin e kapaciteteve te organizmave te shoqerise civile te afta per te udhehequr ne shoqeri.


- Perpilimin dhe zbatimin e projekteve dhe programeve te ndryshme per zhvillimin ekonomik, social e kulturor te rajonit.


- Nxitjen e bashkepunimit nderkufitar.

A.R.ZH. eshte Fondacion jo fitimprures. Gjate punes se saj ne keto vite nga agjensia jane realizuar objektiva te ndryshme ne mbeshtetje te nje zhvillimi ekonomik te qendrueshem: jane zhvilluar trajnime me karakter te ndryshem, jane realizuar studime biznesi apo ekonomike, jane kryer me sukses vezhgime te ndryshme.

A.R.ZH. eshte bashkeautore ne disa studime ne rang kombetar, ka asistuar dhe ndihmuar biznesin per aplikim kredie, ka konsultuar perfitues te ndryshem individe apo organizata, ne kuadrin e objektit te veprimtarise se saj. Gjithashtu gjate kesaj periudhe nga agjensia eshte punuar intensivisht per te krijuar kapacitete humane te afta per t'i sherbyer shoqerise ne cdo dege te saj.