Bashkepunim nderkufitar dhe shkembim eksperience

Bashkepunimi Nderkufitar i aktoreve ne nivel lokal (qeveritar, qytetar, biznesi) ndermjet kufijve shteterore mund te sherbeje si nje mjet i rendesishem ne krijimin e mirebesimit si edhe ne nje zhvillim rajonal dhe komunitar te paanshem. Vendosja e marredhenieve nderkufitare politike, ekonomike dhe sociale midis komuniteteve lokale gjithashtu, perfaqeson forcimin konkret te marredhenieve te normalizuara ndermjet shteteve dhe bashkepunimin e gjere rajonal.

Prioritetet:

Zhvillimi i sektorit privat

- Zhvillimi i Zones se Lire Ekonomike/ Treg i Perbashket per Mallra dhe Sherbime.

- Zhvillimi i sektorit te SME -ve, (d.m.th . strategjia nderkufitare e SME -ve , ndertimi i kapaciteteve per institucionet mbeshtetese te SME -ve, shkembim te burimeve njerezore dhe perkrahje e inisiativave per punesim nderkufitar, aktivitete te perbashketa per mbeshtetje si baza te dhenash dhe panaire te biznesit, krijimin e rrjeteve dhe sektoreve nderkufitare.

- Financimi i SME-ve, (d.m.th. propozim i investimeve te perbashketa nxitese si mekanizma legjislative dhe taksash dhe themelimi i nje fondi per investimet nderkufitare).

- Bashkepunimi i sektorit te prodhimit, (d.m.th. themelimi i sektoreve dhe rrjeteve specifike nderkufitare, veprimtari te perbashketa nxitese).

Mbrojtja e mjedisit dhe planifikimi rural - planifikimi urban/qytetar

- Strategji dhe veprimtari te perbashketa per mbrojtjen e ekosistemit te liqeneve.

- Perhapja e burimeve te energjise alternative.

- Bashkepunim per menaxhimin e burimeve ujore dhe riciklimin.

- Strategji te perbashketa per aktivitete kunder ndotjes industriale.

Arsimi/Trainimi/Shkembim i burimeve dhe eksperiencave njerezore

- Bashkepunim i institucioneve arsimore.

- Trainimin profesional per zhvillimin e biznesit , (SME- te ne vecanti).

- Transferimi i njohurive duke perfshire transferimin e eksperiencave greke te BE, ne anet e tjera te kufirit.

- Zhvillimi i teknologjise.

Zhvillimi i Infrastruktures

- Pika kalimi kufitare te reja.

- Sektore rrjetesh energjie.

Zhvillimi i Turizmit dhe Marketingut

- Zhvillimi i formave alternative te turizmit (manastire, fshatra, familje, kulture, eko-turizem dhe agro-turizem)

- Strategji te perbashketa marketingu.

Inkurajimi i nje partneriteti gjitheperfshires per zhvillimin ekonomik. 

Permiresimi i efektivitetit te lobingut rajonal dhe mbeshtetjes ne nivel kombetar e europian.

Kuptimi me i mire i kushteve ekonomike, ambientaliste dhe sociale te rajonit.

Te mirat e bashkepunimit nderkufitar jane rezultat i forcimit te lidhjeve ekonomike dhe tregetare, qe nxisin krijimin dhe zhvillimin e rrjeteve te bashkepunimit ne te dyja anet e kufirit, si dhe vendosin lidhjet midis ketyre rrjeteve dhe me gjere ne BE.

Marredheniet nderkufitare ne rajonin e Prespa/Ohrit mund te ndihmojne ne kapercimin e problemeve te vecanta dhe te izolimit relativ qe ekziston ne te gjitha vendet, te zbuse diferencat ekonomike dhe te zhvilloje nje mjedis qe te forcoje zhvillimin e biznesit eficient. Keto lidhje mund te ndikojne ne sigurimin e kuadrit te nevojshem per investime. Gjithashtu, pritet bashkepunimi nderkufitar te nxise stabilitetin ne rajonin e Prespes meqenese ky eshte nje nga rajonet me te ndjeshme ne Europe.