Përzgjedhja e anetareve bëhet sipas kritereve cilësore. Organizata ështe e hapur për të gjithë ata që respektojnë me integritet misionin, qëllimin dhe vizionet e organizates.
Vëmendje i kushtohet rritjes së anëtarësisë nëpërmjet terheqjes së kompanive dhe institucioneve te specializuara ne fushat e tregtisë dhe industrisë, si dhe individëve me kontribut, studjuesve dhe veprimtarëve shoqërore.
Prioritet është tërheqja e sa më shumë grupeve përfaqësuese te komunitetit. Midis tyre përmenden dhomat lokale të tregtisë dhe industrisë dhe OJF-të vendore.
Në grupet e anëtarëve aktivë bëjnë pjesë edhe pushtetet vendore, kryesisht bashki dhe komuna; kjo ka bërë qe të arrihet një përfaqësim i ballancuar i biznesit dhe komuniteteve.
(shkarko formën e anëtarësimit)