Mbeshtetje per zhvillimin e biznesit
Biznesi eshte ne qender te krijimit te pasurise. Eshte jetike qe A.R.ZH. inkurajon dhe mbeshtet kompanite duke i ndihmuar ato te behen me produktive dhe me te interesuara. Fokusi yne eshte zhvillimi i biznesit brenda rajonit,e forcimi i sektoreve me te rendesishem te biznesit dhe krijimi i lidhjeve tregetare.
Zhvillimi i SME-ve. Zhvillimi ekonomik, urban dhe rural
Misioni yne me i rendesishem eshte t'i siguroje rajonit ecuri ekonomike te suksesshme.
Zhvillimi ekonomik i rajonit nepermjet studimeve specifike dhe terheqjes se investimeve
Prezantimi dhe paraqitja sa me dinjitoze eshte celesi i suksesit per biznesin dhe vendimet per te investuar ne nje vend te caktuar. Rajoni i Korces eshte ne gare me ekonomi te rajoneve te tjera te Shqiperise per te terhequr investime, njerez dhe kompani. Per te bere kete ajo duhet te vere theksin tek dinamizmi i qyteteve te saj, tek cilesia e larte e mjedisit natyror dhe mundesite e shkelqyera per zhvillimin e biznesit ne rajon.
Bashkepunim nderkufitar dhe shkembim eksperience
Bashkepunimi Nderkufitar i aktoreve ne nivel lokal (qeveritar, qytetar, biznesi) ndermjet kufijve shteterore mund te sherbeje si nje mjet i rendesishem ne krijimin e mirebesimit si edhe ne nje zhvillim rajonal dhe komunitar te paanshem. Vendosja e marredhenieve nderkufitare politike, ekonomike dhe sociale midis komuniteteve lokale gjithashtu, perfaqeson forcimin konkret te marredhenieve te normalizuara ndermjet shteteve dhe bashkepunimin e gjere rajonal.